Nëse po rinovoni shtëpinë ose thjesht dëshironi t’i je
pni një prekje më të ngrohtë ambientit, kombinimi i ngjyrës së murit me **ngjyrat e mobiljeve** është një nga hapat më të rëndësishëm për të krijuar atmosferën që dëshironi. Shumë njerëz fokusohen te modeli i divanit apo stili i komodinës, por në realitet është loja e ngjyrave që përcakton nëse një dhomë duket harmonike apo e çrregullt.
Rregullat
Një rregull i thjeshtë është ky: **nëse ke mure të hapura**, si bezhë, gri e lehtë apo të bardhë, mund të luash më lirshëm me mobilje në ngjyra më të errëta ose më të theksuara – ato krijojnë kontrast të bukur dhe e bëjnë hapësirën të duket më elegante. Nga ana tjetër, **nëse muret janë në ngjyra të forta**, si blu e thellë, jeshile ulliri apo terrakotë, mobiljet neutrale janë shpëtimi ideal. Kështu ruhet balanca dhe sytë nuk lodhen nga shumë elementë të fortë bashkë.
Ndriçimi
Mos harro edhe ndriçimin! Drita natyrale mund ta nxjerrë një ngjyrë më të ngrohtë ose më të ftohtë, ndaj përpara se të vendosni përfundimisht, shikoni si duken mobiljet dhe muret në mëngjes, pasdite dhe në mbrëmje. Shpesh ndodh që një ngjyrë që duket perfekte në dyqan, ndryshon tërësisht në shtëpi për shkak të dritës.
Në fund të ditës, kombinimi ideal është ai që ju bën të ndiheni rehat, të qetë dhe të lidhur me hapësirën tuaj. Eksperimentoni, krahasojeni dhe mos kini frikë të shtoni pak kreativitet dhe muret mund të jenë si një pikturë që e krijoni vetë, hap pas hapi.
